JiL.al - Jeto i Lumtur

Vendi përfshihet nga rrebeshet dhe rënie temperaturash, por si do të na surprizojë moti javën e ardhshme

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dita e sotme ka nisur me një rënie të ndjeshme temperaturash. Moti parshikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Reshjet e shiu kanë nisur që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, dhe gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet mesatar. Në mbremje reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente vetëm në pjesën juglindore të vendit.

Kjo rënie temperaturash e shoqëruar me rreshje shiu do të zgjasë vetëm brenda 24 orëshit të sotëm, pasi ditën e nesërme temperaturat rriten me 2 gradë dhe kthjellimet rikthehen në rang territori.

Edhe dita e diel, njësoj si e shtuna parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi dhe temperatura deri në 30 gradë celcius maksimumi.

Është e hëna e javës së ardhshme ajo që rrit akoma më shumë temeraturat, për të vazhduar kjo rritje për gjatë gjithë javës. Moti do të vijojë kryesisht i kthjellët deri në mesin e javës që presim ku pritet të rikthehen temperaturat 33-34 grade celcius

burimi https://lajmifundit.al/category/bota

Scroll to Top