JiL.al - Jeto i Lumtur

Nga Ervis Martinaj tek Talo Çela, dëshmitë e Dumanit për pagesat dhe vrasjet mes “boss-ëve” të krimit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Arrestimi i Nuredin Dumanit në 29 mars të këtij viti duket se prishi gjithë ekuilibrin mesa grupeve kriminale në Shqipëri.

Nuredin Dumani i cili u arrestua në një apartament në Fier, disa orë pasi mbeti i plagosur në një atentat që iu bë në Papër të Elbasanit.

Atë mbrëmje veç Dumanit u arrestua edhe Henrik Hoxhaj, i cili është bashkëpunëtor i tij në disa krime.

Çfarë tha Nuredin Dumani në SPAK?

Pas arrestimit Nuredin Dumani pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë, duke nxjerrë nga “errësira” të gjitha “misteret” që rrethonin botën e krimit në atë periudhë.

Merr lajme ekskluzive  Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në një nga rrëfimet e tij Dumani tregonte se Ervis Martinaj e kishte paguar atë 100 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen, ndërsa i kishte premtuar se do t’i jepte dhe 400 mijë euro të tjera pasi të kryente punën.

Por atentati ndaj Dokles nuk u realizua, pasi siç thotë vetë Dumani, ai ishte mjaft i mbrojtur dhe lëvizte gjithmonë me makinë të blinduar.

Pas këtij rrëfimi të Dumanit Ervis Martinaj u shpall në kërkim nga ana e policisë, por që të gjitha aksionet për arrestimin e tij dështuan.

Eleminimi i “ushtarëve” të Ervis Martinajt

Pas rrëfimit të Dumanit se Ervis Martinaj i kishte kërkuar eliminimin e Indrit Dokles, filluan sulmet ndaj grupit të Martinajt.

Në 17 korrik të këtij viti në një pritë në afërsi të Fushë-Krujës ekzekutohen me armë zjarri  në mes të ditës, Brilant Martinaj (kushëriri i Ervisit), Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Ndërkohë që do të ngushtohej “rrethi” edhe për vetë Ervis Martinajn, i cili përveç policisë tashmë do të duhej të ruhej edhe nga grupet rivale.

“Zhdukja” e Ervis Martinajt

Në datën 9 gushtit xhaxhai i Ervis Martinajt denoncon në policinë e Kurbinit zhdukjen e nipit të tij.

Në dëshminë para policëve xhaxhai i Martinajt tha se kishin humbur kontaktet me nipin, të cilat mbaheshin përmes një personi që jetonte në Dubai.

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn?

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, do të deklaronte disa ditë më parë në Abc, se Ervis Martinaj është zhdukur nga bandat rivale. Ai tha se Martinaj është tradhtuar dhe është dorëzuar tek një “njësi” e veshur me uniforma të focave speciale, e cila ehte një strukturë kriminale e ngritur nga rivalët e tij.

Por Martinaj nuk ishte i vetmi emër që del në dëshminë e Nuredin Dumanit, pasi pjesën më të madhe të rrëfimit të tij e zënë bëmat dhe krimet e ish-mikut të tij Talo Çela.

Çfarë tha Dumani për Talo Çelën?

“Në vitin 2019-të pasi kam dalë nga burgu më ndodhi një konflikt me Talo Çelën pas vrasjes së Andi Zylyfit e ndjeva veten të përdorur për arsyen se Benzi që u përdor për ngjarjen dhe vrasjen mua ma kishin falur. Unë po e mbaja ta shfrytëzoja për një ngjarje tjetër, grabitje ose vrasje dhe këto ma kërkuan duke thënë se i duhej shpejt se do kryenin vrasjen e Andi Zylyfit.

Makina ishte Mercedes – Benz E Class ngjyrë gri të cilën e kam patur te garazhdi. Kjo makinë ka ndryshuar ngjyrë 3 herë tek servisi i Dorjan Shkozës” thotë Nuredin Dumani në dëshminë e tij.

Kjo dëshmi tregon lidhje edhe vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias. Deri më tani ata dyshoheshin të përfshirë në grabitjen e Rinasit, por pas dëshmisë së Dumanit, rezulton se ato kishin informacion edhe për ngjarje të tjera kriminale. Në të vërtetë ata dyshohet se kanë qenë pjesë e infrastrukturës së mirëmbajtjes së gjithë aktivitetit kriminal të grupit.

“Unë vetë i kërkova Talo-s të merrja pjesë pasi kisha mbetur pa lekë por ai më tha nuk të fus dot se është në pjesë Miri Haxhia dhe Altin Ndoci, ata kanë marrë kaparin. Talo më tha që do të ta zëvendësonte makinën pasi të mbaronte ngjarja. Makinën nuk ma zëvendësoi dhe nuk më dha as lekët që më premtoi.

Disa ditë më vonë 2 ose 3 ditë pas ngjarjes po debatoja me Talo Çelën se ngjarja kishte ndodhur në Peqin dhe ato kishin ardhur në Durrës për kontroll te shtëpia ime, thërritën dhe vëllain e madh po ska lidhje.” ka thënë Nuredin Dumani.  Edhe këtu del përfshirja e vëllezërve Haxhia, ku më vonë u vranë  Besmir dhe Viktor Haxhia.

Ndërkohë në një pjesë tjetër të dëshmisë, Dumani tregon se një person me emrin Altin  Ndoci kishte shkuar të merrte një shumë parash me urdhër të Talo Çelës. Dumani shpjegon se e ka pyetur Altin Ndocin se ku janë pjesë e tij e parave por Ndoci i ka thënë se me këtë punë do të merret Talo.

“Konflikti vazhdoi më Talon edhe në telefon edhe ballë për ballë. Ai për çdo gjë me sillte Altin Ndocin për të biseduar ndërkohë kishte lidhje me Dorjan Shkozën. Një ditë kam sharë/ofenduar Altinin te lagjja. Dorjani nuk më la ta godisja Altinin. Unë isha me vëllain tim Dashnorin.” thotë Dumani.

“Pas 2 ose 3 ditësh Altin Ndoci i ka dalë vëllait tim Dashit e ka ndaluar në rrugë, vëllai ka qenë me BMV seria 3, Altini i ka nxjerr pistoletën me mulli vëllait siç duket ka shkrep armën por nuk ka realizuar qitjen. Në atë moment vëllai del dhe e rreh keq Altinin në afërsi të lagjes time. Vëllai më vuri në dijeni për ngjarjen.

Unë i shkruajta Talos dhe e shava goxha rëndë dhe i thash tani e tutje keni punë me mua pas kësaj ngjarje. Talo më tha që nuk e kam bërë s`kam çuar njeri dhe vëllait tënd i blej dhe makinë të re. Altin Ndoci na provokonte goxha herë bashkë me Mirin e Kolës, saqë nuk po dinim të reagonim në atë kohë.

Pashë situatën që nuk ishte e mirë, Dorjan Shkoza ishte gjatë gjithë kohës pas meje në çdo lëvizje duke më vëzhguar. Më pas u ula me vëllain dhe i thashë që duhet të largohemi nga Shqipëria pasi ato duan të na vrasin, unë nuk lëvizja dot pasi isha me ekspuls…….” shton ai.

EKSKLUZIVE/ Vrasje, intriga, thasë me para dhe tradhti: Gjithçka nga dëshmia e bujshme e Henrik Hoxhajt për Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën 

Dëshmia e Nuredin Dumanit:

Në vitin 2019, pasi kam dalë nga burgu më ndodhi një konflikt me Talo Çelën. Pas vrasjes së Andi Zylyfit e ndjeva veten të përdorur për arsye se benzi që u përdor në ngjarjen e vrasjes mua ma kishin falur dhe unë po e mbaja që ta shfrytëzoja për ndonjë ngjarje tjetër, grabitje ose vrasje këto ma kërkuan duke më thënë që i duhej shpejt pasi do kryenin vrasjen e Andi Zylyfit.

Makina ishte Mercedez Benz E ose C Clas, ngjyrë gri, të cilën e kam patur tek garazhi i Gim Gjinit. Kjo makinë ka ndryshuar ngjyrë tre herë nga e bardhë, e zezë dhe gri, tek servisi Dorjan Shkozës, në zonën e Nishtullës.

Unë vetë i kërkova Talo-s të merrja pjesë pasi kisha mbetur pa lekë por ai më tha nuk të fus dot se është në pjesë Miri Haxhia dhe Altin Ndoci, ata kanë marrë kaparin. Talo më tha që do të ta zëvendësonte makinën pasi të mbaronte ngjarja.

Makinën nuk ma zëvendësoi dhe nuk më dha as lekët që më premtoi. Disa ditë më vonë 2 ose 3 ditë pas ngjarjes po debatoja me Talo Çelën se ngjarja kishte ndodhur në Peqin dhe ato kishin ardhur në Durrës për kontroll te shtëpia ime, thërritën dhe vëllain e madh po ska lidhje.

Fajin Talo fajin ja vinte Tos Gosës sepse ky ishte informator i lëvizjes së Andi Zylyfit. Tos Gosa është bashkëpunëtor tek të gjitha vrasjet që kanë ndodhur në Elbasan duke filluar nga Indrit Dylgjeri, 2 vëllezërit Baho dhe tek Andi Zylyfi. Tosi është diku mbi 40 vjeç, ka një lokal ose restorant në Peqin, ka pasur një golf i zi dhe një BMV seria 3. Tosi është kuqalosh diku tek 175cm.

Këtë j’ua them me siguri pasi e kam takuar dhe vetë Tosin. Mbasi i është bërë atentati Andi Zylyfit kam shkuar me urdhër të Talos tek Dine Çami, i cili ka një lokal diku në qendër të Elbasanit, ka fast food. Kam shkuar tek Dine Çami kam marr një qese të zezë me lekë të ndara në 2 pjesë.

Unë Dine Çamin nuk e kisha parë më parë por kisha dëgjuar për të. Në dijeninë time, Dine Çamit lekët për vrasjen e Andi Zylyfit ja ka dhënë Kel Kamami.

Dine Çami është burri i tezes së Kel Kamamit. Dine ka patur lidhje familjare me Kelin nëpërmjet tij ka krijuar kontakt dhe me grupin e Çopajve (vëllezërit Çopja) dhe kjo i ka mundësuar Dine të investojë shuma parash të marra prej tyre në biznese të ndryshme.

Dine ka një lokal, fast food dhe një servis. Ka shumë prona që janë investime të Çopajve.

Dine Çami është trup i shkurtër, i shëndoshë dhe qeros. Talo më tha do marrësh disa lekë, ato të voglat ndarjen me të vogël do ja japësh Tos Gosës.

Tos Gosën e kam takuar tek pishat në Peqin mesa mbaj mend ka patur një makinë të vogël por se mbaj mend, ndërsa Tosi ka ardh me një golf 5 i zi. Kemi biseduar pak dhe i kam thënë ja ku e ke porosinë tënde. Pjesën tjetër ja kam dhënë Altin Ndocit, i cili ka ardhur tek rrugica e lagjes time.

Altini ka ardhur më një C Class 2008/2009. Mbaj mend që ka qenë aksham kur i kam dhënë lekët. Altinin e pyeta për pjesën time, ai më tha për këtë punë merret Lala (Talo Çela).

Konflikti vazhdoi më Talon edhe në telefon edhe ballë për ballë. Ai për çdo gjë me sillte Altin Ndocin për të biseduar ndërkohë kishte lidhje me Dorjan Shkozën. Një ditë kam sharë/ofenduar Altinin te lagjja. Dorjani nuk më la ta godisja Altinin. Unë isha me vëllain tim Dashnorin.

Pas 2 ose 3 ditësh Altin Ndoci i ka dalë vëllait tim Dashit e ka ndaluar në rrugë, vëllai ka qenë me BMV seria 3, Altini i ka nxjerr pistoletën me mulli vëllait siç duket ka shkrep armën por nuk ka realizuar qitjen. Në atë moment vëllai del dhe e rreh keq Altinin në afërsi të lagjes time. Vëllai më vuri në dijeni për ngjarjen.

Unë i shkruajta Talos dhe e shava goxha rëndë dhe i thash tani e tutje keni punë me mua pas kësaj ngjarje. Talo më tha që nuk e kam bërë s`kam çuar njeri dhe vëllait tënd i blej dhe makinë të re. Altin Ndoci na provokonte goxha herë bashkë me Mirin e Kolës, saqë nuk po dinim të reagonim në atë kohë.

Pashë situatën që nuk ishte e mirë, Dorjan Shkoza ishte gjatë gjithë kohës pas meje në çdo lëvizje duke më vëzhguar. Më pas u ula me vëllain dhe i thashë që duhet të largohemi nga Shqipëria pasi ato duan të na vrasin, unë nuk lëvizja dot pasi isha me ekspuls…….

Prishja e miqësisë mes Dumanit dhe Talo Çelës dhe vrasja e Bujar Çelës (vëllai i Talos)

Duket se krushqia e prishur e punëve të pista midis Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, do të merrte një rrjedhë edhe më tragjike pas eliminimet të vëllait të këtij të fundit, nga vetë Dumani. Mëngjesin e 17 shkurtit 2020, Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, kishte dalë si zakonisht herët në mëngjes për të nisur ditën me punën e tij si taksist.

Ai nuk kishte asnjë lidhje me botën e krimit, bënte një jetë të qetë dhe nuk shqetësohej nga frika e ndonjë hakmarrje. Sepse lëvizte vetëm e pa asnjë mbrojtje.

Por siç shikohet edhe nga këto pamje të siguruara ‘Në shënjestër’, ai u ekzekutua vetëm pak minuta pasi po konsumonte kafenë e mëngjesit. Ky dy persona të veshur me jelek antiplumb dhe me kapele në kokë, i afrohen dhe e qëllojnë pa mëshirë. Ku edhe për këtë vrasje personi që do të rrëfehej do të ishte vetë Nuredin Dumani.

Personi i cili pranoi se ai ishte jo vetëm njëri prej personave që qëlluan ndaj Bujar Çelës, por tentoi ta vriste këtë të fundit, me pistoletën që kishte dhuruar vëllai i tij Talo Çela, në kohën kur Dumani dhe ky i fundit ishin miq për kokë. Në fillim ai shpjegon motivin e krimit; një shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së mikut të tij, Klevis Kapllani.

“Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, në Elbasan në 17 Shtator 2020, arsyeja që Bujari u vra ishte se 2 ditë më parë më 15 shtator të këtij vitit u vra miku im, Klevis Kapllani, në Rrogozhinë. Unë dyshoja se vrasja e Klevisit është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa.

Arsyeja e vrasjes së Klevisit ishte se kishte dërguar pistoletën në vrasjen e Emiljano Ramazanit tek servisi i Seit Manhasës, vëllait të autorit.”, tha Nuredin Dumani.

Nuredin Dumani shpjegon edhe sesi e organizoi vrasjen e taksistit dhe përse kërkoi aleancë me Erjon Alibej. “Për të vrarë Bujarin, unë u organizova me Enver Divën dhe Besmir Xhixhën.

Gjatë kësaj kohe fola me Erjon Alibej edhe i thashë që do ndërroj objektiv. Nuk do ti bëj atentat Dine Çamit por do organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës për të marrë hakun e shokun tim. I thashë Erjonit se do u jap çunave, Enverit dhe Besmirit, 60 000 euro.

Me 16 shtator jam takuar me Enverin dhe Besmirin në fshatin Pajovë, ku kemi qëndruar gjithë natën në një arë duke pritur orën 04:00 të mëngjesit. Kjo, pasi Bujar Çela në këtë orë çohej për të shkuar tek autobusët që vinin nga Greqia dhe pinte kafe aty.

Në orën 4:00 kemi shkuar tek shtëpia e Bujar Çelës por na diktuan. Unë së bashku me çunat i shkova para shtëpisë dhe po prisja që të hapej dera e banesës për të dalë jashtë Bujari.

Duke qëndruar në pritje pas meje vjen një person të cilin nuk e njihja dhe e pyes kush ishte. Më tha që jam i shtëpisë këtu. Unë isha veshur me jelek antiplumb dhe i them personit jam i Policisë.

I thash çunave: ‘O komandant hajde se na pikasën’ dhe u larguam. Unë isha me mjetin Mercedes E Class i vitit 2012 i cili ishte e vjedhur.”, pohoi ai. Por Nuredin Dumani donte ta mbaronte këtë punë. Për këtë arsye ai tha për hetuesit se u kthye edhe njëherë tashmë në lokalin ku Bujar Çela pinte kafenë e mëngjesit.

“Pasi ikëm tek kthesa e Cërrikut që të largoheshim nga lagja e Bujarit, u ktheva edhe njëherë bashkë me Besin dhe Enverin tek lokali ku unë e dija që ai e pinte kafen në mëngjes.

Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari më kishte informuar Eljo Bitri. Eljon e kisha si informator por në këtë ngjarje nuk e dinte që do vritej Bujari. Rrugës afër lokalit pashë që doli nga makina Bujar Çela.

Në atë moment bëra rrethrrotullimin dhe e ndalova makinën pak përpara lokalit. Enveri me Besin ishin me makinën ‘Renault’ përballë lokalit ku po prisnin që të afrohesha unë. Kur ata më panë që unë zbrita nga makina, Enveri doli nga makina ku po qëndronte dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar.

Personat që ishin në tavolinë me Bujarin u çuan dhe u larguan, në atë moment Enveri e goditi me armën Scorpions 7.65 diku tek 20 herë. Unë shkova për ta qëlluar por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që më kishte falur Talo Çela.

Bujari nuk kishte vdekur akoma por unë e doja të vdekur. Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash hajde më sill armën. Më tha ça të bëj, i thash ta godiste në kokë. Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm nuk e mbaj mend armën.”, theksoi ai.

Nuredin Dumani tregon se pavarësisht se ai mori hakun e tij ndaj Talo Çelës, ai shfrytëzoi njëkohësisht edhe hakmarrjen që Erion Alibej kishte ndaj Talos për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, xhaxhait Arben Dylgjerit dhe mikut të tyre shtetasit turk Erdal Durunay.

Ngjarje e ndodhur në Bradashesh më 28 dhjetor 2018. Ku Dumani thotë se të gjitha paratë që mori nga Erion Alibejt për vrasjen e Bujar Çelës, ua dha dy ekzekutorëve të tjerë. Ndërkohë që për këtë ngjarje, Dumani informoi edhe Arian Spahiun. Vëllain e kunatit të Erion Alibej.

I cili, do të ekzekutohej edhe ky në Belgjikë, vetëm dy muaj pas eliminimit të Bujar Çelës, më 28 nëntor 2020. “Lekët mi ka sjellë Erjoni nëpërmjet një personi në Vorë ku unë kam nxjerr Enverin dhe Besin të marrin lekët. Lekët ua ndava të dyve. Unë nuk mbajta asnjë lek.

Të dyve i ranë nga 30 000 euro për kokë. Unë pastaj u largova për në Kosovë. Arjanit i kam shkruar për këtë ngjarje.”, përfundoi rrëfimin e tij Dumani në lidhje me këtë çështjeje.

Më poshtë sjellim shumat e parave që rezulton se Talo Çela, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë ose iu janë premtuar për kryerjen e krimeve të ndryshme që prej vitit 2013:

-40 mijë euro për vrasjen e Fatmira Dedajt.

Sipas Nuredin Dumanit, atë e vrau Talo Çela duke e rrahur fillimisht dhe në fund i nguli thikën duke i marrë edhe çantën që të dukej si grabitje. Vrasja u krye si porosi e Festim Qolit pas sipas tij, Fatmira Dedaj po bënte presion te prokuroria e Durrësit që të zbardhnin vrasjen e djalit të saj, Elvis Dedaj, edhe ai vrarë nga Festim Qoli sipas Nuredin Dumanit.

-60 mijë euro për vrasjen Bujar Çelës

Nuredin Dumani theksoi në dëshminë e tij para prokurorëve të SPAK se i kishte dhënë nga 30 000 euro Enver Divës dhe Besmir Xhixhës për të vrarë Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës.

Kjo vrasje sipas tij do të bëhej si përgjigje ndaj vrasjes se shokut të tij Klevis Kapllanit në Rrogozhinë, sepse ky i fundit kishte vendosur në servisin e vëllezërve Manhasa pistoletën e vrasjes së Emiljano Ramazanit nga Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase. Kjo do të bëhej sipas Dumanit me porosi të Erion Alibejt me qëllim futjen e sherrit mes grupit të Talo Çelës.

-60 mijë euro për vrasjen e Tom Çelës (Tom Qorrit)

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, ku Nuredin Dumani dhe Talo Çela shkojnë me porosi të Kamber Mehjas në një restorant në rrugën Elbasan-Librazhd për të vrarë Tom Çelën ose siç njihej ndryshe Tom Qorri.

Nuredin Dumani thotë se e plagosir Tom Çelën dhe e ndoqi deri brenda restorantit, por kur i vuri armën në kokë ajo nuk shkrepi sepse kishin mbaruar plumbat. Vrasja nuk u realizua.

-150 000 euro për vrasjen e Lulzim Mashës

Ngjarja ndodhi në fillim të vitit 2022 ku sipas Nuredin Dumanit porosia ishte dhënë nga një miku i Suel Çelës.

Ndërkohë, Henrik Hoxhaj thekson se porosia ishte për të vrarë djalin e Lulzim Mashës, pas sipas tyre ai kishte mashtruar disa persona duke u marrë para. Për këtë ngjarje u ngarkua Skerdi Tase, por atij i ngeci arma kur qëlloi dhe Masha shpëtoi me dy plumba. Tase u arrestua me pas, por tha se kishte ngatërruar objektiv.

-50 000 euro për vrasjen e Filip Gjeloshit

Henrik Hoxhaj thotë se këtë vrasje e kishte porositur nga burgu Ardian Uzuni. Hoxhaj thotë se kisthe qëlluar fillimisht ndaj Filip Gjeloshit, por kishte ndërprerë “aksionin” kur pa se në makinë ndodhej edhe një vajzë.

–200 000 euro për vrasjen e Elton Kilës (Oti i Elbasanit)

Kjo është edhe ngjarja e fundit e bujshme që për pak i kushtoi jetën Nuredin Dumanit. Ai u nis për të vrarë Elton Kilën për 200 000 euro si porosi e Suel Çelës, por teksa po lëvizte nëpër zonën e Elbasanit në kërkim të Kilës, ai bie në pritë dhe plagoset.

Nuredin Dumani dyshoi se e kishte nxjerrë në pritë pikërisht bashkëpunëtori i tij më i afërt, Henrik Hoxhaj për llogari të grupit të Talo Çelën. Prokurorët dyshojnë se pjesë e grupit që qëlloi Nuredin Dumanin ishte pikërisht edhe Talo Çela. Ky i fundit nuk dihet ku është.

-500 000 euro për vrasjen e Indrit Doklen

Nuredin Dumani tha se kishte marrë edhe një porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë Indrit Doklen kundrejt një shume të madhe.

Dumani thekson se Ervis Martinaj i kishte lënë atij një “çek të bardhe” ku ta vinte ai vetë shumën që donte për kokën e Dokles, por më pas kishin rënë dakord për 500 000 euro. Henrik Hoxhaj thotë se kishte vëzhguar Doklen dhe kishte zbuluar se nuk mund të vritej pasi ruhej mirë. Pas kësaj, kjo vrasje u la.

-200 000 euro për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit

Nuredin Dumani thotë në dëshminë e tij se i kishin ofruar 200 000 euro për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.

Sipas tij porosia ishte dhënë nga familja Çapja në Elbasan. Vrasja nuk u krye pasi sipas Dumanit nuk kishin gjetur momentin e përshtatshëm, ndërkohë edhe se Sanxhaktari u prangos më vonë për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan.

-20 000 euro për hedhjen në erë të shtëpisë së Talo Çelës

Henrik Hoxhaj thotë se Nuredin Dumani u dha 20 000 euro për të hedhur në erë shtëpinë e Talo Çelës në Elbasan. Henrik Hoxhaj shprehet se kanë shkuar dhe i vunë minat, por shpërthimi i tyre nuk e rrëzoi shtëpinë.

-120 000 euro për vrasjen e Blerta Ruçit

Një porosi e pazakontë është ajo nga avokati Alban Bengasi për të vrarë ish-bashkëshorten e tij Blerta Ruçi sipas Nuredin Dumanit.

Fillimisht ai kishte kërkuar rrahjen e saj, por kur grupi i Dumanit e kishte rrahur, avokati nuk ishte kënaqur pasi ata nuk i kishin thyer ndonjë kockë dhe më pas ndërroi mendje duke thënë se do t’u jepte 120 000 euro nëse e vrisnin. Dumani shprehet se nuk e kishte pranuar “ofertën”./abcnews

Scroll to Top