JiL.al - Jeto i Lumtur

EMRI/ Makina iu gjet e braktisur dhe telefoni i fikur, zhduket biznesmeni shqiptar në Greqi…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një sipërmarrës shqiptar është zhdukur në mënyrë të mistershme në ishullin Rodos të Greqisë. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Xhani Topalli, baba i tre fëmijëve.

Ai është një biznesmen i njohur në sektorin e ndërtimit në Rodos dhe jeton prej më shumë se njëzet vitesh në Greqi.

Prej Xhani Topallit nuk ka asnjë gjurmë që prej 28 gushtit, ditë prej së cilës celulari i tij rezulton i fikur, ndërsa makina e tij u gjet e braktisur dy kilometra larg shtëpisë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Denoncimi për zhdukjen e shqiptarit u bë nga vëllai dhe bashkëshortja, të cilët kanë kërkuar me ngulm në vendet që ai i vizitonte zakonisht, por pa rezultat.

Takimi i fundit i 46 -vjeçarit është bërë pasditen e së dielës me një grup shokësh dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të takohej me një klient në një njësi hoteliere.

Sipas policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërkohë që po merren në pyetje personat që kanë pasur transaksione financiare dhe profesionale me Xhani Topallin.

Janë dy shqiptarë të zhdukur brenda pak ditësh në Greqi, pasi më herët raportuam dhe për zhdukjen e 52-vjeçarit Ramadan Gremshi./OraNews

BURIMI https:https://lajmifundit.al/category/aktualitet

Scroll to Top