JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbardhet dëshmia e dy efektivëve: Nuk kemi konflikte me askënd (dy pistat e hetimit)…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Nuk kemi konflikt me asnjë person” Kështu kanë deklaruar dy efektivët e Policisë, Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj, të cilëve iu bë atentat mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Vlorë, por fatmirësisht shpëtuan pa lëndime.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kjo dëshmi e tyre e bën edhe më të vështirë punën e Policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Autori që qëlloi ndaj Breshanit dhe Mehmetaj po udhëtonte me një automjet tip “Volkswag en”, ndërsa dy efektivët ndodheshin jashtë shërbimit dhe po udhëtonin me një automjet tip “Audi”.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes 5 gëzhoja, teksa autori dyshohet se është larguar në drejtim të Lumit të Vlorës.

Nuk dihet se cili ka qenë shënjestra e atentatit. Dyshimet paraprake janë se atentati i mbrëmjes së sotme ka qenë një mesazh paralajmërues për dy efektivët duke qenë se makina e autorit nuk është ndalur për t’u siguruar se plumbat do të kapnin një nga policët por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia po heton mbi dy pista, atë për shkak të detyrës por edhe mbi konfliktet personale që mund të kenë patur dy efektivët. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Anxhelo Breshani është me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, ndërsa Nako Mehmetaj me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë.

BURIMIhttps://lajmifundit.al/category/aktualitet

Scroll to Top