JiL.al - Jeto i Lumtur

Shqiptari kapet me mijëra euro dhe drogë në banesë, arrestohet nga policia Italiane…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ajo që e tradhtoi ishin fjalët e  tepërta gjatë një kontrolli rutinë. Bëhet fjalë për një shqiptar që akuzohet për shpërndarje droge.

Atij iu gjetën në banesë 2.5 kilogramë hashash, 225 gramë kokainë dhe gati 2400 euro, përveç sendeve që nevojiten për paketimin e dozave të drogës.

Gjithçka filloi me një kontroll në një makinë dhe nga udhëtimi i çuditshëm i bërë për të arritur në Viale.

Sapo mjeti është ndalur, patrulla është afruar për kontrolle rutinë. Menjëherë pasagjeri, një 53-vjeçar shqiptar, ka filluar të sillet në mënyrë të çuditshme, fillimisht u përpoq të largohej, pastaj filloi të kërkonte me këmbëngulje që të mund të telefononte avokatin e tij.

Në fund, falë një tufe çelësash të gjetur në xhepat e tij me një shënim që mbante emrin e një rruge të zonës dhe një përgjigje të mëpasshme me banorët që e njohën burrin, agjentët shkaun në një apartament ku kishte “mbirë” droga.

Scroll to Top