/ Atentat me armë zjarri në vendin fqinj, ekzekutohet me 14 plumba turku

Jil
Jil
1 Min Read

Burri u gjet i vrarë me 14 plumba mesnatën e së shtunës në Petralonë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Protothema shkruan se personat i kanë zënë pritë në rrugën Alkmenis 107 dhe, sapo është shfaqur viktima, kanë zbrazur armën me breshëri ndaj tij.

Një grua në ato momente ka dëgjuar të shtënat dhe ka thirrur policinë. Forca të forta kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa misterin e vrasjes së burrit e ka marrë për shqyrtim Njësia e Vrasjeve të Sigurimit të Atikë.

Sipas informacioneve, viktima ishte shtrirë me fytyrë përtokë me pjesën më të madhe të plumbave të marra në kraharor, ndërsa ishte qëlluar edhe në kokë.

Identiteti i tij mbeteti mister për disa orë, pasi viktima nuk kishte me vete asnjë dokument identifikimi, vetëm një celular.

Po ashtu dhe viktimës i kanë gjetur në trup 5000 euro cash. Dëshmitarët okularë kanë treguar se pas ngjarjes 2 persona u panë duke u larguar drejt Athinës pas të shtënave.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *