Burri fshehu vetëvrasjen e gruas në Kamëz, kjo është 55-vjeçarja Shahe Lika

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shahe Lika është 55-vjeçarja e cila i dha fund jetës së saj në zonën e Frutikulturës, Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur më 4 shtator, por bashkëshorti i saj, Shefqet Lika e ka denoncuar vdekjen në polici më 5 shtator, duke deklaruar se e gjitha ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Burri fshehu vetëvrasjen e gruas në Kamëz, kjo është

Pas hetimeve, policia ka ndaluar 56-vjeçarin pasi nuk ka kallëzuar ngjarjen e vërtetë në polici.

Shefqet Lika akuzohet për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Pas interesimit në Policinë e Tiranës, autoritetet dolën me një sqarim zyrtar për vdekjen e gruas. 

Forcat blu sqaruan se gruaja dyshohet se është vetëvarur dy ditë më parë në shtëpinë ku jetonte, në Frutikulturë.

Bashkëshorti njoftoi familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se e shoqja kishte pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit. Familjarët e të ndjerës njoftuan policinë e cila bëri të mundur arrestimin e 56-vjeçarit. 

Por në hetimin që u bë nga policia dhe në shpërndarjen që u bë në rrjetet sociale është zbuluar se çifti u përfshinë në një konflikt me njëri-tjetrin, ç’ka ka shtyrë gruan që t’i japë fund jetës.

Policia, pasi zbuloi këtë gjë, ka nisur hetimet ndaj Shefqet Likës, i cili do të hetohet për ‘shkaktim të vetëvrasjes’.

Scroll to Top