Një 47-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Durrësit, pasi dogji një gomë dhe disa pjesë të tjera makinash duke shkaktuar ndotje ajrit.
Ngjarja ndodhi në fshatin Sallmone në Shijak, ndërsa alarmin për ndotjen e ngriti kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili akuzoi bashkinë e Shijakut se po djeg tonelata me plehra.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Policia ka arrestuar në flagrancë Arben Metën, banues në Sallmonë, Shijak, pasi në këtë fshat kishte djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit.
Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një karrocë dore, me të cilën transportonte materialet metalike që nxirrte nga djegia e këtyre sendeve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Postimi
Nuk ka rënë bombë atomike, por thjesht Bashkia e Rilindjes në Shijak djeg tonelata me plehra duke helmuar banorët dhe bërë krime mjedisore.
Normal, se lekët e inceneratorëve vidhen nga grupi i strukturuar kriminal, ndërsa banorët terrorizohen që të mos protestojnë.