JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/Shëngjin, 54 vjeçarja humbi ndjenjat pasi u fut në det, vdes në spital

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nje 58-vjeçare ka ndërruar jetë në Shëngjin. Gruaja sapo është futur në det ka humbur ndjenjatpas është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Lezhë, por ka ndërruar jetë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se 58-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i plotë

Shëngjin / Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në zonën e quajtur “Skalierat”, Shëngjin, shtetasja V. Rr., 58 vjeçe, banuese në Shëngjin, sapo është futur në det ka humbur ndjenjat.

Vrojtuesi i plazhit dhe pushues të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 58-vjeçares, e cila më pas është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Lezhë, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se 58-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Vijon puna për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Scroll to Top