Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ditën e enjte vendim ynë parashikohet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e shtim gradual të vranësirave në orët e pasdites, kryesisht në veri dhe qendër të vendit.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi deri në 15m/s.
Sipas SHMU valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 14 deri në 31 grade celsius në zona e ulëta 16 deri në 34 grade celsius në zona bregdetare 17 deri 33°C