JiL.al - Jeto i Lumtur

E rëndë në Tiranë/ Dy të moshuar i japin fund jetës, policia jep detajet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dy të moshuar i kanë dhënë fund jetës këtë të premte në Tiranë.

Policia bën me dije se një grua 73 vjecare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkohë një tjetër i moshuar, në sheshpushimin afër banesës, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur.

Njoftimi i Policisë

Më datë 09.09.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Shemsi Haka”, shtetasja V. D., 73 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Më datë 09.09.2022, rreth orës 07:25, në rrugën “Griror Silka”, në sheshpushimin afër banesës, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur, shtetasi Q. J., 70 vjeç.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Scroll to Top