Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Charles III do të shpallet zyrtarisht mbret ditën e nesërme gjatë një takimi të Këshillit të Trashëgimisë në Londër. Kështu tha në një deklaratë zyrtare Buckingham Palace, ndërsa Byroja e Parlamentit Britanik njoftoi se ai do t’i drejtohet popullit britanik në orën 20:00.
Këshilli i Trashëgimisë do të mblidhet nesër në orën 10:00 në Pallatin e Shën Jakobit dhe shpallja e Charles si mbret do të lexohet publikisht një orë më vonë nga jashtë rezidencës dhe më pas të nesërmen, në të gjitha provincat e Mbretërisë së Bashkuar. Kambanat e kishave kanë rënë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për nder të Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë dje në moshën 96-vjeçare pasi qëndroi 70 vite në fron.
Kambanat e Katedrales së Shën Palit dhe Abacisë së Uestminsterit në Londër, si dhe ato të Kullës Windsor, filluan të binin ndërsa Mbreti i ri Charles III ishte rrugës për në Londër nga rezidenca e tij Balmoral në Skoci.
Kryeministrja britanike Liz Truss bëri homazhe për mbretëreshën e ndjerë sot në Parlament, duke përshëndetur “një nga udhëheqësit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë bota” dhe “diplomaten më të madhe” të Mbretërisë së Bashkuar.
“Fjalët e saj të mençura na dhanë forcë në momentet më të vështira. Në momentet më të errëta të pandemisë na dha shpresë se do të takohemi sërish”, nënvizoi kryeministrja e veshur me të zeza, i cili do të pritet pasdite nga Mbreti Charles III. Me statusin e tij të ri si mbret, Charles mbërriti në Londër për t’u transferuar në Buckingham Palace. Në orët e para të pasdites ai u largua nga Kështjella Balmoral në Skoci ku i tha lamtumirë nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II.