Sulmet kibernetike nga Izraeli, eksperti: Rama nuk po u thotë njerëzve të vërtetën 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pas sulmeve të korrikut, prej dy ditësh Shqipëria gjendet sërish nën shënjestrën e agresionit kibernetik ndaj sistemeve shtetërore.

Kësaj here ndaj sistemit TIMS, mbyllja e të cilit ka shkaktuar kaos dhe rradhë të gjata në të gjitha pikat kufitare, tokësore, detare apo ajrore të vendit.

Ditën e sotme në pjesën më të madhe të tyre puna është rikthyer në normalitet, por a rrezikohet Shqipëria edhe nga sulme të tjera më delikate?

Eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj, u shpreh ne vizion plus se sulmi ishte i paprecedentë pasi kemi të bëjmë me një nga superfuqitë më të mëdha të sulmit kibernetik siç është Irani por nga ana tjetër edhe mbrojtja e institucioneve përkatëse shtetërore, sipas tij ishte e dobët.

“Sulmi ishte i paprecedentë, kemi të bëjmë një sulm të mirëorganizuar e mirëfinancuar nga shteti Islamik i Iranit.

Irani është një superfuqi për sa i përket luftës dhe sulmeve kibernetike por nga ana tjetër duhet pranuar dështimi i institucioneve shqiptare të cilat janë përgjegjëse për mbrotjen e këtyre sistemeve .

Nuk duhet të harrojmë që sistemi TIMS dhe sistemet e kamerave janë sistem i mbyllur që nuk kanë qasje në internet. Institucionet poërkatëse duhet t’ju shpjegojnë ekspertëve dhe qytetarëve si kanë arritur keqbërësit të hyjnë dhe të dëmtojnë këto sisteme.” –u shpreh eksperti.

Semajan u shpreh gjithashtu se shteti nuk është treguar korrekt me raportimin dhe shpjegimin e këtij sulmi si edhe shkallën e dëmitit në sistemet shqiptare.

“Rama thotë se nuk ka asnjë zhdukje ose rrjedhje serioze të të dhënave por në gjuhën teknike nuk kemi kemi rrjedhje serioze ose joserioze, kemi rrjedhje ose jo rrjedhje. Në litetraturën e krimit kibernetik nuk ekziston një term i tillë.

Po të lexojmë twitter-in e kryeministrit ai thotë se kemi patur marrje të të dhënave por sipas tij nuk janë të rëndësishme, deri më tani nuk ka ekzistuar një terminologji e tillë. U bënë dy muaj nga sulmi i korrikut që u bë publik sepse sistemet ranë por kemi 12 muaj ose 14 muaj nga sulmi fillestar.”

I pyetur nëse Shqipëria rrezikohet edhe nga sulme4 edhe më delikate në sistemet shtetërore, Semanaj tha se vendi ynë është më fat falë partnerëve strategjikë të cilët, sipas tij nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

“Fati i madh i Shqipërisë janë partnerët strategjikë si SHBA e BE dhe nuk besoj se të gjitha këto organiztata do të lejojnë që situata të shkojë deri në këtë pikë. Po të mos ishin partnerët sot do të flisnim ndryshe. Shteti ka detyrim lifggjor të inform,ojë qytetarët për të dhënat që janë marrë dhe janë cënuar”, tha Semanaj.

Eksperti theksoi me tej se shumë vende të tjera anëtare të NATO-s po përballen me sulme kibernetike, por Shqipëria është i vetmi vend që ka pasur rrjedhje apo dëmtim të të dhënave.

Dhe kjo sipas tij, vjen si pasojë e insfrastrukturës të dobët kibernetike të vendit tonë./vplus

Scroll to Top