EMRAT/ Nuk ndaluan të kërkuarin, pezullohen dy zyrtarët e policisë së Elbasanit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy nënkomisarë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Sipas AMP nënkomisari Uljan Shpataraku dhe nënkomisarja Sovjona Kapllanaj nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.

Behet me dije se dy nënkomisarët e pezulluar, kanë shpërdoruar detyrën pas shoqërimit në komisariat të shtetasit E.F i cili ka qenë i shpallur në kërkim policor.

Burimet theksojnë se dy punonjësit e policisë pasi e kanë shoqëruar E.F i kanë marrë dëshminë, por nuk e kanë njoftuar Prokurorinë, e cila kishte dosjen e këtij personi të kërkuar.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se oficerët nuk e kishin regjistruar shtetasin E.F as në regjistrin e personave që hyjnë në Drejtorinë e Policisë dhe as në regjistrin e të shoqëruarve. /abc

Scroll to Top