“Të dua”, çkemi, si je”/ Tina Pajollari i tregon të gjitha për vrasjen e Martin Çeços: Unë e pashë…

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Emisioni Uniko trajtoi episodin e katërt të vrasjes së Martin Çeços, ngjarje e ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit. Tina Pajollari, vajza që u përfol si mollë sherri për krimin, ka folur sërish për gazetarin Spartak Koka duke rrëfyer të gjithë historinë.

Aktualisht në qeli për vrasjen e Martin Çeços 26 vjeç po mbahen 3 persona; Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo.

Nga policia dhe prokuroria u tha në fillim se Valter Mollaj është i dyshuari kryesor për vrasjen dhe se krimin mendohet që ta ketë kryer për shkak të xhelozisë pasi ka patur lidhje intime jashtëmartesore me Tina Pajollarin.

Spartak Koka: Ke pranuar të japësh një intervistë të dytë për çfarë ka ndodhur për një ngjarje që tashmë është bërë shumë e njohur për opinionin publik, një ngjarje tragjike.

Martin Çeço nga Kolaneci ka humbur jetën dhe jeni personi i cili jeni përmendur nga policia, nga prokuroria në materialet hetimore për këtë çështje, person i cili thuhet që jeni personi i fundit që keni kontaktuar me Martinin. Në ç’rrethana e njihni ju Martin Çeçon?

Tina Pajollari: Më kishte çuar ftesë, e pashë, nuk e njihja, nuk desha ta pranoja. Pas 2 ditësh më kishte shkruar jashtë Facebookut “Të dua”, “çkemi”, “si je”, “e kam seriozisht”. Unë e pashë, nuk ktheva, i lashë ashtu përsëri. As kam folur, as e njihja.

Spartak Koka: Kur të ka shtuar si shok?

Tina Pajollari: Nuk e mbaj mend mirë. Verë ka qenë. Më kishte çuar ftesë, e pashë dhe nuk e pranova. As e njihja.

Spartak Koka: Të shkruajti në murin e jashtëm?

Tina Pajollari: Po, aty më kishte shkruar pastaj. I pashë dhe aty, prapë nuk ktheva gjë. Thashë nuk e njoh, për çfarë të pranoj.

Spartak Koka: Po në Messenger të kishte shkruar?

Tina Pajollari: Po, në Messenger i kishte shkruar. Kishte dërguar ca gjëra për të qarë, të dua, pse ma bën këtë, më fal Tina.

Unë nuk e dija fare për çfarë e kishte bërë më fal. Kur i hapi policia më tha për çfarë të ka kërkuar falje? I thashë nuk e di. Kush e di çfarë i ke thënë ti, tha, që ka kërkuar falje. Nuk kam shkruar fare i thashë unë.

Spartak Koka: Sa herë të ka shkruar? Të shkruante shpesh?

Tina Pajollari: Të them të drejtën vetëm një herë e pashë që më kishte shkruar jashtë…

Spartak Koka: Po në brendësi në Inbox?

Spartak Koka: S’të ka shkruar mesazh të brendshëm?

Spartak Koka: Vetëm jashtë?

Tina Pajollari: Vetëm jashtë se nuk e pranova.  

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *