Pas katër muajsh ‘heshtje’, Scholz dhe Putin bisedojnë sërish, ja çfarë i kërkoi kancelari gjerman

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Liderët e Gjermanisë dhe Rusisë ka zhvilluar një bisedë telefonike që mendohet se ka zgjatur për rreth 90 minuta.

Vladimir Putin dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz janë fokusuar tek lufta në Ukrainë, marrëveshja e grurit dhe siguria në Zaporizhzhia.

Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës ushtarake dhe pasojat e luftës në Ukrainë, kancelari i kërkoi presidentit rus të gjente një zgjidhje diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur, e cila do të fokusohej “në armëpushimin e menjëhershëm, tërheqjen e plotë të trupave ruse dhe respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës” .

Scholz theksoi gjithashtu se “çdo hap i mëtejshëm i aneksimit rus nuk do të mbetet pa përgjigje dhe nuk do të njihet në asnjë rrethanë“.https://lajmifundit.al/category/bota

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *