Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Çlirimi i Izium është një humbje e madhe strategjike për ushtrinë ruse.
Tërheqja ruse nga qyteti shëno disfatën më të rëndë për forcat e Putinit që kur u larguan nga periferitë e Kievit.
Në një rrëfim për mediat e huaja, ukrainasit kanë treguar se në asnjë moment nuk janë ndalur së shpresuari që të arrinin ditën e fitores, dhe që forcat ukrainase të rimerrnin pas gjashtë muajsh nga pushtimi.
“Izium tani është “çliruar”, së bashku me pothuajse të gjithë rajonin e Kharkiv ,” tha një burim ushtarak ukrainas për CNN sot, duke folur në kushte anonimiteti.
Rusët e kishin rrethuar ndërtesën duke ngritur llogore dhe duke përdorur thasë me rërë dhe mjete të blinduara.
Një dhomë tjetër e errët përballë qendrës së komandës shërbente si dhomë gjumi: dyert e vjetra prej druri të vendosura horizontalisht mbi pirgje tullash ose fuçi të bëra shtretër të improvizuar.
Shumë nga ushtarët rusë të arratisur lanë rroba, pastë dhëmbësh dhe letra në dysheme dhe shtretër.
Fitoret e Ukrainës janë kryesisht të rëndësishme politikisht për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pasi ai përpiqet ta mbajë Evropën të bashkuar në anën e Ukrainës dhe ta forcojë atë me armë dhe para. /balkanweb