‘Ishte i lidhur me bashkëshorten time’, qytetari flet për dhunën nga drejtori i doganës Fier: Ka kërcënuar edhe vajzën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shkarkuar ditën e djeshme nga detyra drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji.

Ky vendim vjen pas denoncimit të qytetarit Algert Belulaj, i cili ka deklaruar se Lagji e ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë.

Drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji është akuzuar nga një qytetar se e ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë, pas i mori edhe bashkëshorten si të dashur.

Kërcënimet kanë ardhur edhe pas denoncimeve në organet përkatëse.

Ditën e sotme Algert Belulaj ka dhënë versionin e tij në Top Channel, ku tregon se konflikti ka nisur më 11 gusht të vitit 2021 kur është thirrur në komisariatin e policisë Fier për një urdhër mbrojtje të bashkëshortes së tij, të cilës i ka kërkuar llogari për tradhti bashkëshortore.

“Në momentin që shkova në komisariat, Arlind Lagji uli kokën dhe iku me vrap”, tha Belulaj.

I pyetur përse është kërkuar urdhri i mbrojtjes nga ish-bashkëshortja e tij, ai u shpreh:

“U kërkua për shkak se bashkëshortja ime në atë kohë donte kohë për veten dhe Arlind Lagjin. Duke qenë se u kap në rrethanat e flagrancës me atë, ishte më e qartë se kishte më shumë se një njohje. Lagji këtë e bënte edhe me punonjësit e tjerë. Punëtorët simpatike i merrte në zyrë”.

Ndërsa duke folur për dhunën e ushtruar ndaj tij dhe kërcënimet me jetë, Belulaj tha: “Kjo ndodhi pasi kam arritur që të faktoj tradhtinë. Nevojat seksuale, mbase ka qenë i paplotësuar aty ku ka qenë. Një njeri që ka familje nuk mund të bëjë ashtu. Mu është prezantuar si i divorcuar”.

Ish-bashkëshortja juaj pretendon se jeni të ndarë që në vitin 2020. Kur ka ndodhur kjo, ju vazhdonit që të ishit bashkë?

“I kam të faktuara me mesazhe që janë marrë në cilësinë e provës. Deri në qershor të vitit 2021 kam qenë me të. Kur kam refuzuar sqarimin me të, ajo ka vijuar të jetë me mua deri në gusht të vitit 2021”, tha ai.

I pyetur nëse jetonin bashkë në atë kohë dhe kush e ka kërkuar divorcin, Belulaj tha: “Në momentin që familja ime ia bëri të qartë asaj se nuk hynte më në atë shtëpi, ajo u largua. Divorcin e lashë ashtu siç e donte ajo, për ‘mos përputhje karakteri’”.

Sipas tij, dhuna ka nisur për shkak se ka qenë një kurth. “Më kërkuan për një kafe, nuk e pranonte lidhjen.

E kam si vajzën time thoshte, pasi e kishte afër me moshën e vajzës së tij. Mua më tha se të kam si vëlla. Më kapi në befasi me dhunë. Nëse do e kisha ditur, do kisha lënë takimin në një vend publik me njerëz.

Ka kërcënuar edhe vajzën time 6-vjeçare, kam edhe mesazhin që është edhe si cilësi e provës”, shtoi Belulaj.

Scroll to Top