“Nëse luftoni liroheni, nëse ikni vriteni”, gjenerali i Putin u ofron lirinë të burgosurve rusë në këmbim të luftës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rusia po pëson humbje të njëpasnjëshme në Ukrainë dhe kjo ka detyruar presidentin rus, Vladimir Putin të nis rekrutimin e të burgosurve për luftën në Ukrainë.

Gazetari ukrainas, Yaroslav Trofimov publikoi pamje ku të burgosurit rusë po detyroheshin të bëhen pjesë e “Wagnerit”.

Fjalimin para të burgosurve po e mbante oligarku dhe financuesi rus i grupit, Yevgeny Prigozhin.

“Për herë të parë shfaqet një video e një bisede rekrutimi për ‘Wagner’ nga Prigozhin, në një kamp burgu rus. Befasuese”, shkroi Trofimov.

“Askush nuk kthehet prapa hekurave. Nëse shërben gjashtë muaj, je i lirë. Nëse arrini në Ukrainë dhe zmbrapseni, ne ju ekzekutojmë”, dëgjohet duke thënë Prigozhin.

Ndryshe, “Wagner” është grup privat rus që njihet për krime mizore dhe përdhunime. Shumica prej anëtarëve të tij, janë të burgosur apo persona që kanë vuajtur disa vjet burgim. Ky grup mercenarësh ishte aktivizuar në Siri.

Scroll to Top