Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Shqiptarët po shpenzojnë më shumë, por po blejnë më pak. Rritja e çmimeve po jep një goditje të drejtpërdrejtë te konsumi, që po ndihet tek të gjitha pikat e shitjeve në vend.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT për periudhën prill-qershor, kur inflacioni nisi të bëhej realisht shqetësues, tregojnë se asnjë kategori në tregtinë me pakicë nuk arriti t’i shpëtojë krizës.
Kur ushqimet u shtrenjtuan me mesatarisht 11.3% për këtë periudhë, xhi
roja e bizneseve u rrit me vetëm 4.8%.
Te karburantet, “kursimi” ishte edhe më i theksuar: çmimi ishte 23.7% më i shtrenjtë, por shitjet vetëm 5.2% më të larta. Vetë shitësit e konfirmojnë se tregtia nuk është në ditët e saj më të mira.
Tregtarët po e blejnë mallin më shtrenjtë dhe po shesin më pak. Një arsye pse ata nuk e mohojnë frikën për rënie të kërkesës për konsum, në nivelet e një krize.
Rënia e konsumit është pasqyruar edhe në anketat e zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, ku qytetarët shprehen se nuk planifikojnë të rrezikojnë me blerje të mëdha si shtëpia apo një automjet. Ndërsa çmimet kanë rënduar ndjeshëm gjendjen e tyre financiare.https://lajmifundit.al/category/aktualitet