JiL.al - Jeto i Lumtur

Vijon zjarri në përmasa të mëdha në Dukat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vijojnë zjarret e qëllimshme në rrethin e Vlorës. Një zjarr me përmasa të madha është duke u përhapur në zonën e fshatit Dukat.

Zjarri i ndihmuar dhe nga era vijon të djegë kryesisht shkurre që ka mali i Dukatit. Për shuarjen e flakëve kanë shkuar forcat e zjarrfikësve, por dhe banorë.

Ditën e Sotme, ka pasur disa vatra zjarri në rrethin e Vlorës, ku para dy orësh në Jonufër, zjarrfikësit kanë shuar një tjetër vatër zjarri.

Sipas zjarrfikësve, kjo është dhe periudha ku barinjtë apo dhe personat që kërkojnë të mbijë bari i ri  i vendosin zjarrin, por pa menduar pasojat që ai mund të shkaktojë.

Scroll to Top