JiL.al - Jeto i Lumtur

Goditet banda e grabitësve të mjeteve luksoze në Tiranë, një në pranga dhe 5 në kërkim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një grup grabitësish të mjeteve luksoze janë goditur nga Policia e Tiranë dhe si rezultat është arrestuar një person, janë vënë nën hetim tre të tjerë dhe janë shpallur në kërkim 5 bashkëpunëtorët e tyre.

Në kuadër të operacionit të koduar “Luxury” është vënë në pranga shtetasi K. B., 52 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për penalisht shtetasit K. T., 26 vjeç, D. P., 46 vjeç dhe E. K., 27 vjeç. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit R. SH., 29 vjeç, I. G., 32 vjeç, V. P., 25 vjeç, I. H., 34 vjeç dhe U. B., 44 vjeç.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur kanë bërë ndërhyrje në automjetet e trafikuara, duke modifikuar numrat e shasisë apo paketat elektronike.

Më pas automjetet i kanë shitur te persona të ndryshëm.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas.” thuhet në njoftimin e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 1 motomjet, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Scroll to Top