Kush është njeriu që trashëgoi “mbretërinë e drogës” nga El Chapo?

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ismael “El Mayo” Zambada” – Është një trafikant droge meksikan, i cili drejton Kartelin famëkeq të Sinaloas pas arrestimit të Joaquin “El Chapo” Guzman, pasi më parë drejtonte në terren operacionin e trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Për kapjen e tij ofrohet një shpërblim prej 15 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara. Për dekada me radhë Zambada i ka shpëtuar drejtësisë meksikane dhe asaj amerikane, pasi është shpallur në kërkim që prej vitit 1998.

Trefishimi i shifrës që SHBA ofron për Zambada-n ndodhi në vitin 2021. Sipas mediave amerikane, ai mendohet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, dhe nuk lëviz më aq shpesh sa në vitet e rinisë, çka e bën më të vështirë për t’i ikur drejtësisë.

El Mayo mori drejtimin e Kartelit të Sinalos 6 vite më parë, pas arrestimit të El Chapos, por për dekada ka qenë krahu i tij i djathtë. Ai sot është narkotrafikanti më i kërkuar në SHBA, ndërsa në vend të dytë vjen një tjetër meksikan, El Mencho, bosi i Kartelit Nueva Generacion.

“Kartelet meksikane prodhojnë lëndë narkotike në sasi industriale”, thotë Robert Bell, Agjent Special i DEA-s në Çikago për televizionin lokal “Abc7Chicago”.

“Diferenca mes tij dhe El Chapos është se El Chapo ka qenë më i ri dhe më i lëvizshëm, ndërsa El Mayo ka qëndruar gjithmonë në prapaskenë të kartelit. Ndryshe nga figurat e tjera kyçe që janë arrestuar apo vrarë, ai vijon të jetë i lirë”, thotë Ed Farrell, ish-marshall amerikan në Çikago.

El Mayo mendohet se fshihet në Meksikë, por zyrtarët amerikanë shpresojnë që shpërblimi i majmë, të bëjë dikë nga shokët e tij ta tradhtojë.
Para se të niste trafikun e drogës, Zambada ishte fermer.

Dalë-ngadalë ai shtoi prezencën e tij në tregun amerikan, duke u përqendruar kryesisht në Çikago, e më pas “biznesi” i tij u përfshi në Kartelin e Guadalaharës, kartelin e parë të mirëfilltë meksikan të drogës, nën drejtimin e Miguel Ángel Félix Gallardo.

Pas arrestimit të El Chapos, ai ia besoi djemtë e tij El Mayos, me të cilët ky i fundit ndau biznesin 50 me 50. Por jeta e luksit e djemv e te El Chapos, Ivan dhe Jesus Alfredo Guzman, të cilët janë sanksionuar si operativë të Kartelit të Sinaloas edhe nga Departamenti Amerikan i Thesarit, ka barë që marrëdhënie e tyre të jetë e tensionuar. /a2news

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *