JiL.al - Jeto i Lumtur

Putin habit me deklaratën: T’i japim fund luftës sa më shpejt!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive 

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, se dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke shtuar se ai e kupton se India ka shqetësime për luftën.

Ja si u shpreh ai: “Unë e di për pozicionin tuaj për konfliktin në Ukrainë dhe shqetësimet tuaja. Ne duam që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, “i tha presidenti rus Narendra Modi gjatë një takimi në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Uzbekistan.

Vladimir Putin shprehu keqardhje që pala kundërshtare, udhëheqja e Ukrainës, ka refuzuar bisedimet e paqes dhe se Kievi dëshiron të arrijë qëllimet e veta me mjete ushtarake shkruan abc news.

Ndërkohë kryeministri indian Narendra Modi i tha Putinit se tani nuk është koha për luftë, pasi siguria e ushqimit dhe karburantit janë ndër shqetësimet më të mëdha në botë për momentin. “Unë e di se sot nuk është një kohë për luftë dhe kam folur me ju në telefon për këtë,” i tha Modi Putinit në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Uzbekistan, duke shtuar se demokracia, diplomacia dhe dialogu e mbajnë botën të bashkuar. Putin, i cili u takua dje me presidentin kinez Xi Jinping, pranoi se Pekini kishte shprehur shqetësimet e tij për luftën.

Modi dhe Putin u takuan sot në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Anëtarët e përhershëm të SCO-së, përveç Indisë, përfshijnë Kinën, Rusinë, Pakistanin, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.

Scroll to Top