JiL.al - Jeto i Lumtur

Ngrihet sërish shqetësimi: Sistemi bankar dhe energjia mund të rrezikohen nga hackerat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive 

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shqipëria ka qenë disa herë shënjestër e sulmeve kibernetike.

Së fundmi, hakerat kanë sfiduar qeverinë, duke nxjerrë në shitje të dhënat e serverëve që ata disponojnë.

Lëvizja erdhi pak pasi vendi u godit nga një tjetër sulm kibernetik i ardhur nga Irani, e për pasojë u bllokua sistemi TIMS dhe puna në të gjitha pikat kufitare për disa orë.

Kështu, hakerat që identifikohen me faqen “Homeland Justice”, në rrjetet sociale ofronin 800 GB me të dhëna për 900 dollarë.

Ndërkohë, një tjetër alarm është ngritur sërish, pasi objektiv i radhës i hakerave mund të jetë sistemi bankar/financiar dhe energjia.

Nga informacione të sigurta pranë qeverisë shqiptare i radhës që rrezikon të bjerë pre e hakerave mund të jetë sistemi bankar/financiar dhe energjia.

Burime të sqarojnë se sistemi bankar/financiar dhe energjia do jenë subjekt të publikimit të materialeve të hackuara gjatë këtyre muajve të fundit nëpërmjet emaileve që përmbajnë malware. 

Në kushte të tilla, Autoriteti Kombëtar Për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike sugjeron një full run të kontrolleve të sigurisë sipas udhëzimeve dhe kritereve të sigurisë së kërkuara nga AKCESK.

Shqipëria ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin më 7 shtator, duke thënë se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike të muajit korrik janë kryer nga Irani si “agresor shtetëror”.

Vendi ynë besohet të jetë shënjestruar për shkak se strehon rreth tre mijë anëtarë të organizatës MEK, që konsiderohet si terroriste nga ana e Iranit. Strehimi i tyre në Shqipëri ishte kërkuar nga aleati i madh Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesëtarë të këtij grupi, madje ishin vizituar edhe nga zyrtarë shumë të lartë amerikanë si ish Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe ish Zëvendës-Presidenti amerikan Mike Pence.

Por, ndëshkimi i Shqipërisë duke qenë i paprecedent rrezikon të eskalojë edhe më shumë raportet e tensionuara me Iranin. Sidoqoftë, për hapin e ndërmarr Shqipërinë e përkrahu dhe madje edhe e lavdëroi Departamenti amerikan i Shtetit.

Scroll to Top