Policia zbarkon në TV/ Arrestohet konkurrentja e programit televiziv shqiptar

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dhuna që u promovua në një reality show i quajtur “It’s my home” që ka prej disa ditësh në Televizionin “First Channel”, transmetim ky që u ndalua, siç duket po vazhdon edhe ndaj zyrtarëve policorë.

Një incident i tillë ndodhi mbrëmë pas mesnate. Sinjali raporton se një zyrtar policor u sulmua nga një konkurrente e këtij programi, e cila u përjashtua mbrëmë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 28-vjeçaren, Teuta Llumnica, e cila tashmë është arrestuar dhe ndodhet nën ndalim policor.

Por si ndodhi rasti dhe kur u sulmua zyrtari policor nga e dyshuara Llumnica?

Skenat e dhunës që janë parë ditët e fundit në “It’s my homë” kanë vazhduar edhe mbrëmë. Këtë herë, e dyshuar për sulmin është pikërisht Llumnica, e cila para pak ditësh ishte viktimë e dhunës fizike.

Ajo po dyshohet se ka shkaktuar telashe, duke i sulmuar banorët e shtëpisë. Këtë herë, si pasojë e presionit publik të ditëve të fundit, sulmi pasoi me përjashtim të banores.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se produksioni e largoi Llumnicën nga shtëpia, por paraprakisht hasën në rezistencë.

Kjo ka bërë që Policia të zbarkojë sërish në selinë e këtij televizioni dhe ta shoqërojë të dyshuarën deri te banesa e saj

Por nuk mbaroi me kaq. Sjelljet e saj dhe agresiviteti që dyshohet se ka shfaqur gjatë rrugës e detyruan Policinë që ta prangosin, por e pësuan këta të fundit.

Dhuna kulmoi kur një zyrtar policor u godit nga e dyshuara Lluminca, e cila menjëherë u arrestua dhe u dërgua në stacion policor.

Burimet thonë se polici që u sulmua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Në anën tjetër, pasi janë kryer procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *