Landfill “në derë” të shtëpisë, ankohen banorët: Nuk hapim dot dritaret

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Landfilli i Bajkajt në Delvinë duhet të shpëtonte 5 bashkitë e jugut me grumbullimin e mbejteve urbane, por është kthyer në shqetësim për banorët atje. Mbetjet janë të pambuluara e për pasojë era e rëndë mbizotëron në zonë

Landfilli i Bajkajt shërben si venddepozitim i mbetjeve urbane, për 5 bashkitë e jugut Saranden, Delvinën, Finiqi, Konispolin dhe Himarën.

Duhet të lehtësonte situatën me grumbullimin e mbetjeve urbane, por ka vështirësuar jetën e banorëve të fshatit në Delvinë

Ata thonë se flenë dhe zgjohen me erën e keqe që vjen nga landfilli.

“Kur hajmë bukë vjen era e keqe, sa hap dritaret.

Era në mëngjes nuk durohet fare. Era është shumë e rëndë,” thonë banorët.

Madhësia e venddepozitimit është 58.150m2, me mundësi zgjerimi , për të shkuar në 64 mijë m2.

Në landfill depozitohen 53.700,00 ton mbetje në vit.

Atje asgjë nuk është e mbuluar.

“Është sëmundje. Uji i pijshëm është i ndotur, lumi që është aty pranë, peshku të gjitha janë të ndotura,” thonë ata.

Banorët janë në alarm për rrezikun që sjellin veçanërisht në muajt e nxehtë, por nuk kanë shpresë për zgjidhjen e problematikave.

“E kemi kundërshtuar, por na thanë se do të sjelli gjëra të mira. U gënjyem nga rrugët që rregulluan,” thonë ata.

Landfilli i Bajkajt është investim i Bankës Botërore me një vlerë prej 7 milion eurosh. /oranews

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *