JiL.al - Jeto i Lumtur

Përmbytje të jashtëzakonshme në Tropojë nga reshjet, Lushnja dhe Elbasani në vështirësi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
=

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Disa familje janë detyruar të braktisin banesat e të tjera janë janë në rrezik në fshatrat e Tropojës pas reshjeve të pazakonta që përfshinë zonën atje.

Kryebashkiaku, Rexh Byberi, tha se dëmet janë të mëdha dhe kërkoi ndihmën e qeverisë. Rrugë të bllokuara e të përmbytura dhe pezullim lundrimesh në det, janë pasojat e motit të keq në pjesën tjetër të vendit.

Këto pamje vijnë nga fshati Vlad të zonën e Bytyçit në Tropojë që është në situatë emergjence për shkak të përmbytjeve të shkaktuara pas reshjeve intensive të shiut që vijuan për gati 48 orë.

Ujërat që vërshuan nga çdo anë shkaktuan përmbytje dhe shembje të mëdha duke detyruar disa familje të braktisin shtëpitë që rrezikohen.

“Në fshatin Vlad kemi transferuar njerëzit në vende të sigurta.”

7 banesa u izoluan për shkak të nivelit të ujit në fshatin Fushë Lumi në Njësinë Margegaj, po në Tropojë sipas Emergjencave Civile.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Rrugët ngjanin si lumej, ndërsa përrenjtë malorë dolën nga shtrati duke shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore.

Këto pamje vijnë zona e Bujanit, ku banorët kërkojnë ndihmë dhe ndërhyrje parandaluese.

“Ka bërë dëme shiu, ka dëmtuar ujin  e pijshëm në lagjen e Mollës së Kuqe.”

Rreziku shtohet nga rezervuarët në territorin e Tropojës që janë të tejmbushur dhe çarja e digave mund të shkaktonte situatë katastrofike në disa fshatra.

Ndaj kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi përmes Ora News ngriti alarmin për institucionet qëndrore dhe kërkoi ndihmë për përballimin e pasojave të reshjeve që siç tha nuk mbahen mend prej 20 vitesh.

“Ka shumë dëme në infrastrukturë, bujqësi, blegtori. Na duhen mjete sidomos për këtë sezon.”

Probleme pati në shumë akse rrugore, ndërsa disa fshatra vuajtën mungesën e energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit të tensionit të mesëm në Fierzë.

Në Fushë Arrëz, reshjet e shiut bllokuan rrugën nacionale Qafë-Mali-Fierzë, dhe disa rrugë rurale të zonave të thella.

Vështirësi në rrugët rurale ka edhe në Kukës, ndërsa në Malësinë e Madhe, aksi Tamare-Vukël dhe Vermoshi jannë të bllokuar.

Përmbytje të jashtëzakonshme në Tropojë nga reshjet,

Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë për disa minuta dhe bllokimit të pusetave, rrugët kryesore të qytetit të Lushnjes u përmbytën dhe uji arriti mbi trotuare.

Situatë e ngjashme edhe në Elbasan, ku pati edhe rrezime pemësh për shkak të stuhisë.

Era e fortë dhe forca e detit që arrin deri në 8 ballë ka detyruar pezullimin e lundrimit për peshkarexhat dhe anijet e vogla në portin e Durrësit dhe Vlorës.Përmbytje të jashtëzakonshme në Tropojë nga reshjet,

Të gjithë lumejtë ndërkohë kanë shtuar ndjeshëm prurjet, duke arritur nivelet e dimrit. /oranews

Scroll to Top