Atentati në Shkodër, i afërmi i viktimës: A mund të vritet një 19-vjeçar, vetëm se…

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Qyteti i Shkodrës u trondit ditën e djeshme nga ekzekutimi mafioz që iu bë 19-vjeçarit, Erjon Xhenje.

Xhenje u vra me armë zjarri në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”.

I riu u qëllua me 5 plumba, të cilët rezultuan fatal, duke i marrë jetën në vend, ndërsa autorët nuk janë kapur akoma.

Ndërkohë sot ka reaguar në rrjetet sociale një i afërm i viktimës. I revoltuar ai pyet se si mund të vritet një 19-vjeçar, vetëm sepse punonte në fermën e disa personave me të shkuar kriminale.

Duke iu referuar raportimeve në media se i riu punonte në një nga fermat e personave me precedent penal, ai thotë se Erjoni vjen nga një familje e thjeshtë dhe se asgjë nuk justifikon vrasjen e 19-vjeçarit.

Postimi i plotë i të afërmit

I riu i vrarë sot është djali i vajzës së tezes time. Vjen nga një familje e thjeshtë, e ëma mësuese, i ati ka punuar si shofer, është marrë me rritje bletësh dhe punë të ndryshme për të mbajtur familjen me djersë dhe me nder.

Njerëz të qetë, të urtë e fjalë mirë. Sot marr vesh se i Erjoni paska punuar në një nga fermat e personave me precedent penale?! A është kjo arsye të vritet një 19-vjeçar?!/abcnews

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *