Nxirrni rrobat e trasha! Kthesa e madhe, parashikohet mot i ftohtë: Ja sa do të shkojnë temperaturat

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kjo javë do të jetë me mot të qendrueshëm dhe me diell sipas “MeteoAlb”, por temperaturat do të jenë të ulta krahasuar me javën e shkuar.

Moti do jetë kryesisht i qëndrueshëm pothuajse gjatë gjithë javës. Do jetë kryesisht me kthjellime, vranësirat megjithëse do jenë prezente përjashtuar të martën dhe të mërkurën, ku do të ketë shira të izoluar, të papërfillshëm të ekstremit verior. E gjithë pjesa tjetër do të jetë pa reshje.

Një mot i thatë, megjithatë e kemi parë menjëherë ndryshimin të tablosë termike, kjo për shkak të qarkullimit të masave ajrore që vijnë nga Poli i Veriut dhe janë future drejt rajonit të Ballkanit duke sjellë mot të qendrueshëm, por të ftohtë.

Temperaturat minimale kanë zbritur ndjeshëm duke bërë që në zonat malore jemi në vlerën 6 apo 7 gradë”, është shprehur sinoptikania Lajda Porja.

E gjithë pjesa e mbetur e Shtatorit do të jetë me mot relativisht të freskët në të gjithë vendin.

“Do i harrojmë veshjet me mëngë të shkurtëra, jo vetëm gjatë kësaj jave, por nuk ka më kthim pas. Mund të kemi ndonjë ditë, ku mund të jetë e ngrohtë, por megjithatë nga fundi i Shtatorit do të rezervojnë temperatura vjeshte, përjashtuar këtë javë që janë temperatura dimri”, është shprehur Porja.

Parametrat e eres me drejtim verilindor do te bejne qe ne mbremje I ftohti te ndihet edhe me shume sipas sinoptikaneve.https://lajmifundit.al/category/aktualitet

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *