JiL.al - Jeto i Lumtur

‘O shefi më vrave’/ Policia grushte dhe shkelma kokës të rinjve, mes tyre edhe djali i Shemsi Prençit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia e Tiranës ka reaguar duke u shfajësuar lidhur me mënyrën e arrestimit të pesë të rinjve mbrëmë në Tiranë. 

Në rrjet bëri xhiron një video ku agjentë dhe efektivë shfaqen duke dhunuar disa të rinj. Sipas policisë, të rinjve u është kërkuar të largohen, por s’i janë bindur urdhrit.

Efektivët kërkuan përforcime, sipas tyre pas rrahjes së dy kolegëve.

Me ardhjen e furgonit të dytë, të rinjtë janë arrestuar me shkelma dhe grushte kokës dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Për rastin ka nisur edhe një hetim brenda policisë, burime thanë se mes djemve të dhunuar është edhe djali i, 17-vjeçari Kevin Prençi. 

Njoftimi i policisë:

“Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në një ambient në rrugën “Naim Frashëri”, disa persona shqetësonin banorët, me zhurma.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar disa shtetas, të cilët nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe kanë filluar t’i kundërshtojnë ata me dhunë.

Dy punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, duke vlerësuar situatën dhe rrezikun për shkak të dhunës që po përdorej ndaj tyre.

Kanë kërkuar ndihmën e patrullave të tjera, të cilat kanë kaluar në ndihmë të kolegëve për shkak të situatës së krijuar.

Edhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, për të neutralizuar dhunën mbi dy punonjësit e Policisë.

Këta shtetas i kanë kundërshtuar përsëri me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat.

U arrestuan’ S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç.

Përsa i përket veprimeve të punonjësve të Policisë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur menjëherë hetimin” mbyllet reagimi.

Scroll to Top