
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Personi që shikoni në foto është Agron Ajeti, shqiptari që konsiderohet “hero” në Zvicër.
30-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut shpëtoi një djalë që po dhunohej fizikisht nga 20 persona, ngjarje kjo e ndodhur në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur më 3 shtator.
Një rup prej 20 personash pasi e rrahën pasagjerin zvicerian, më pas i vunë flakën, duke e lyer paraprakisht me lëndë djegëse.
Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut arriti që të hiqte nga duart e 20 dhunuesve djalin nga Zvicra.
“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën.
Ajeti ndodhej për vizitë me familjen e tij në Zvicër.
“Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar, ndërsa djali që u dhunua është dërguar në spital, pasi pësoi djegie në trup.