JiL.al - Jeto i Lumtur

Identifikohet kufoma e gjetur në Greqi, i përket 45-vjeçarit shqiptar të arratisur nga burgu në vitin 2011….

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia greke duket se është drejt identifikimit të kufomës së dekompozuar, i zbuluar ditën e djeshme në një fushë në fshatin Mouriki të Tebës, pas gërmimeve të eskavatorit që po kryente punime për të vendosur një tubacion nëntoksor.

Duke iu referuar burimeve policore, Vradini.gr raporton se zgjidhjen duket se e jep një dokument i gjetur në rrobat e viktimës dhe bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar.

Dokumenti vërteton lejen që ai kishte marrë në vitin 2011 nga burgu i Shën Stefanit të Patras dhe nuk u kthye më.

MË TË LEXUARAT

Shpëtoi zviceranin nga 20 persona/ Njihuni me shqiptarin “hero” që bëri…

Shi, breshër dhe diell, çfarë ndodh me motin nesër

Sulmet kibernetike, prokuroria del me njoftim për hetimet

NATO, e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë në…

Oficerët e Sigurimit të Tebës kërkuan të afërmit e tij për të marrë ADN-në, për të përcaktuar nëse trupi i përket 45-vjeçarit të arratisur.

Procesi i identifikimit do të zgjasë disa ditë por do të zgjidhë enigmën nëse trupi është i ish-të burgosurit shqiptar të Patrës.

Trupi i pajetë, sipas burimeve policore, ishte në gjendje dekompozimi. Pas kontrollit, efektivët e policisë gjetën dokumentin e burgjeve të Agios Stefanos.

Gjetjet nga ekzaminimi i mjekut ligjor do të hedhin dritë mbi shkakun e vdekjes.

https://lajmifundit.al/category/aktualitet

Scroll to Top