
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gazetari Mentor Kikia thotë se largimi i Gledis Nanos nga kreu i Policisë së Shtetit mund të ketë lidhje me të dhënat e marra nga hakerat iranianë nga sistemi i AKSHI-t.
Në studion e lajmeve të MCN TV, Kikia tha se dokumente të tjera që godasin interesin e shtetit mund të publikohen.
“Tashmë ata dinë gjithçka. Ndoshta ikja e Gledis Nanos lidhet me këtë. Gjasat janë që ai të jetë larguar nga policia dhe Shqipëria dhe shkaku mund të jetë hakerimi.
Hakerat mund të publikojnë dokumente që godasin interesin e shtetit. Ka rënie totale të besimit të qytetarëve të shteti i tyre.
Mund të ketë informacione që nxjerrin bashkëpunimin e strukturave shtetërore me botën e krimit.
Por nëse kjo çon ujë në mullirin e transparencës, le të dalin. Nëse aty ka fakte që dëshmojnë lidhje të tilla, le të dalin.
Përpjekjet e prokurorisë nuk i ndalojnë dot”, tha Kikia./mcn