JiL.al - Jeto i Lumtur

Dëshmia e babait të Martinajt: Visi nuk ka numër shqiptar, zanafilla nis tek krimet e trilluara nga Dumani

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Zhdukja e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj vazhdon të mbetet ende një mister, teksa denoncimin e parë në policinë e Kurbinit për të e ka bërë xhaxhai i tij, Faik Martinaj.

Por ndërsa xhaxhai Faik Martinaj, nuk dha ndonjë të dhënë tjetër me rëndësi për grupin hetues, për zhdukjen e nipit të tij, prokurorët morën ndërkohë në pyetje familjarë të tij.

I pari që u mor në pyetje ishte, Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj.

Ku ky i fundit dëshmoi, se i kishte humbur kontaktet me të birin, natën kur në telefonin e vëllait të tij Faikut, kishte mbërritur mesazhi nga Dubai, nga miku që u donte të mirën.

Por babai i Ervis Martinaj, nuk thotë në dëshminë e tij, se në ç’mënyrë i mbante kontaktet me të birin, e shpallur në kërkim.

Ndërkohë që ai akuzon në dëshminë e tij në polici, Endrit Doklen dhe Nuredin Dumanin, për zhdukjen e të birit.

Dëshmia e Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj, e publikuar nga emisioni “Në Shënjestër”.

“Herën e fundit me Ervisin ka kontaktuar një njeri i afërt. Kontaktet me djalin i kam humbur më datë 9 gusht ora 19:30. Pas kësaj ore, ai nuk ka qenë në linjë.

Zhdukja e tij sipas mendimit tim i takon orës 19:30 deri në orën 22:00 të datës 9 gusht 2022. Nuk kam asnjë dijeni për vendin dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në rrëmbimin e tij.

I afërmi që ka kontaktuar djalin nuk ndodhet në Shqipëri dhe mesa kam dijeni Ervisi nuk ka numër shqiptar.

Zanafilla e kësaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit në kërkim për krime të trilluara nga Dumani.

Sqaroj se ndërprerjen e komunikimit dhe të zhdukjes së djalit i kam marrë vesh nga i afërmi imi i cili jeton jashtë shtetit. Dyshoj se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale”.

Por ndërsa familjarët e Ervis Martinaj, nuk japin më shumë shpjegime për jetën që bënte kohët e fundit, i afërmi i tyre, gjuetia e grupit hetues në kërkim të Ervis Martinaj, solli zbulime interesante mbi jetën e tij në arrati./bw

Scroll to Top