Çfarë flitet në korridoret e policisë? Gazetari lëshon deklaratën e fortë për zhdukjen e Ervis Martinajt

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gazetari i kronikës, Eni Ferhati ka zbuluar skenarin që po përflitet në korridoret e policisë, përsa i përket zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Ferhati tha në emisionin “Në Shënjestër” se skenari i policisë është rrëmbimi dhe ekzekutimi i Ervis Martinajt.

 “Ta themi hapur, në korridoret e policisë flitet për një skenar që Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe ekzekutuar, ashtu siç Klodi e faktoi zyrtarisht me dosjen e Kurbinit.

Ajo që mua më bën përshtypje është fakti që kryeministri ka një qëndrim shumë më të butë, të dytin në raport me herën e parë ku ishte shumë i ashpër me policinë.

Ndërkohë, të shtunën kur unë e pyeta që kishin kaluar 9 ditë nga hera e parë, kryeministri ishte shumë i relaksuar”, u shpreh gazetari.

Këtë deklaratë, ai e përforcoi edhe me të dhënat e dosjes hetimore të Kurbinit, ku thuhet se i shumëkërkuari është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga një femër misterioze.

Ndërkohë, disa ditë më parë, në një dalje televizive, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se policia nuk mund të flasë pa pasur prova në duar, por tregoi se hetimet janë shtrirë në disa pista, kryesisht në atë të vrasjes dhe atë të zhdukjes së vullnetshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *