JiL.al - Jeto i Lumtur

Degradon situata në fyerje/ “Lavjerrësi i saj politik…”, Grida Duma i kujtoi “Skënderbeun”, Elisa Spiropali e merr personale

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Situata në Kuvend është tensionuar ku debatet e forta kanë kaluar edhe në fyerje dhe ofendime personale mes zonjave në parlament.

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka pasur një debat të fortë me ministren Elisa Spiropali.

Replikat

Grida Duma: Ne kemi një inkoherencë të madhe, e kemi për Shqipërinë. Përpiqemi që të jemi në atë modestinë tonë për të qenë konherencë për të qenë me Skënderbeun. Jeni inkoherente…Për

Felaj: Do e ndërpes fjalën, ju mund t’i bini bankave dhe çdo gjë tjetër. Por ajo që është e shkruar do zbatohet.

Spiropali: Po ç’keni pse nuk doni përgjigje?

Felaj: Çdo njeri ka rregullore dhe Kushtetutë para, lexoje dhe nëse nuk e gjen, largohem unë nga kjo sallë.

Spiropali: Nuk e dëgjova me vëmendje deputeten, ka një spirrë verbale. Arrogante, e vrazhdë. Është triumfi absolot i formës mbi përmbajtjen. Gjeti kohë që baltën ta hidhte dhe mbi mua, nuk e marr dot inat.

Sepse lavjerrësi i saj politik flet më shumë se gjithçka tjetër. Luli i mirë, Luli i keq. Berisha, i mirë, Berisha i keq. Duhet të iki, duhet të kthehet. Dhe vetëm kësaj inkoherence iu përgjigja.

Vetëm mund të qesh. Nuk ka make-up që i mbulon këto mangësi.

Duke perifrazuar edhe shprehjen. Patjetër që lind, nuk bëhesh. Kështu vlen edhe për politikanët. Shëndet zonjë, zoti qoftë me ty, por duket se ti nuk je me të.

Scroll to Top