JiL.al - Jeto i Lumtur

Kreshnik Çollaku: Nuk ka asnjë deputet të djathtë kundër hapjes së dosjeve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Publikimi në media i një fotoje ku shihet ish-ministri i mjedisit Lefter Koka në ambientet e “burgut 313” në kryeqytet ka përplasur institucionet në gjykatën e Tiranës.

Prokuroria e kryeqytetit ka indentifikuar personin që ka shkrepur foton dhe ka ngritur ndaj tij akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe cënimit të privatësisë.

Mësohet se  ka qenë postieri i institucionit të akuzës ai që ka shkrepur foton e ish-ministrit Koka në kohën që ai qëndronte në ambientet e ajrosjes.

Veprimi i tij u zbulua nga kamerat e sigurisë së burgut. Edhe vetë punonjësi I prokurorisë ka pranuar se ka fotografuar ish-ministrin, por ka mohuar ta ketë shpërndarë atë në media.

Sipas prokurorisë ky shtetas ka cënuar sigurinë e burgut, si dhe ka dëmtuar figurën e ish-ministrit.

Por Gjykata e Tiranës doli në përfundim se postieri I prokurorisë nuk ka konsumuar këtë vepër penale, pasi sipas nuk është punonjës i burgjeve dhe nuk kishte për detyrë të ruante privatësinë e tij.

Në lidhje me akuzën e cënimit të privatësisë së Kokës, togat e zeza argumentuan se kjo nuk është një çështje penale, e për këtë Koka, duhet ti drejtohet gjykatës civile nëse ka pretendime.

Scroll to Top