JiL.al - Jeto i Lumtur

A ka lidhje rikthimi i basteve me zhdukjen e Vis Martinaj? Flet Edi Rama

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia nuk ka ende një komunikim zyrtar për zhdukjen e Ervis Martinaj dhe çfarë ka ndodhur me të dhe kjo ka nxitur spekulime të shumta. Kryeministri Edi Rama thotë se lidhur me këtë çështje, policia duhet që të ketë të dhëna të bazuara në prova konkrete.

“Është e papranueshme që vendi të jetojë me një Big Brother të kronikës së zezë dhe me median që ushqen këtë telenovelë në pamundësi për të pasur versionin zyrtar. Së shpejti policia duhet të dalë me versionin zyrtar, ndryshe nga spekulantët… policia nuk duhet të ketë thjeshtë informacione por duhet të bazohet në prova.

Unë jam vazhdimisht i informuar nga Policia e Shtetit, problemi është që policia duhet të ketë version të bazuar në prova. Policia ka shumë më tepër se sa ç’kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur bën një komunikim zyrtar dhe të bazuar në fakt”, tha Rama në “Opinion”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse rikthimi i diskutimit për bastet online ka të bëjë me zhdukjen e “mbretit të lojërave të fatit” Ervis Martinaj, Kryeministri Edi Rama mohoi këtë pretendim.

“Kjo është haluçinante dhe kriminale. Sepse çështja e lojërave të fatit është shumë e qartë, s’ka lidhje me asnjë teori konspiracioni. Ne nuk flasim për rikthim të lojërave të fatit se nuk ka shans sa të jem unë në këtë detyrë që të rikthehen lojërat e fatit. Nuk do ketë hapje të qendrave të lojërave të fatit.

Kemi një problem të vetëm që ka të bëjë me bastet sportive online që janë problem që e ka gjithë planeti. Nuk ka lidhje fare sepse debati për këtë çështje është hapur nga Komiteti Olimpik Shqiptar, nga FSHF, kohë përpara.

Të akuzosh qeverinë e vendit se angazhohet në iniciativa të tilla është kriminale. Bastet online janë të pakontrollueshme”./klantv

Scroll to Top