JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestimi i mjekëve dhe infermieres, reagon Spitali i Traumës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pas arrestimit të mjekëve dhe infermieres në Spitalin e Traumës, vjen edhe reagimi zyrtar i këtij të fundit.

Në një deklaratë publike Spitali i Traumës thotë se inkurajon drejtësinë të çojë hetimet deri në fund, por shton se nuk duhen njollosur të gjitha bluzat e bardha.

Reagimi i Spitalit të Traumës:

Nisur nga ngjarja e sotme e ndalimit të mjekut me inicialet F.M, Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët.

Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve.

Garantojmë qytetarët se, në Spitalin Universitar të Traumës nuk u ndërpre dhe nuk do të ndërpritet në asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë për kujdes mjekësor.

Scroll to Top