Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Forcat paramilitare dhe ato ushtarake, të mbështetura nga Moska, po shkojnë të armatosur në shtëpitë e qytetarëve ukrainas në zonat e pushtuara, për të marrë votat.
Ata po shkojnë të armatosur me mitralozë dhe po u kërkojnë qytetarëve të shkojnë në votime.
Burime të gazetës britanike “Telegraph” thanë se referendumet për aneksimin nga Rusia të rajoneve të Ukrainës po zhvillohen duke përdorur armë. E njëjta situatë është raportuar nga zyrtarët lokalë ukrainas, si dhe postimet në rrjetet sociale.
Në të njëjtën kohë, mediat ukrainase kanë publikuar video. Votimi, të cilin Ukraina dhe Perëndimi e kanë përshkruar si një ” referendum të rremë “, filloi të premten në mëngjes dhe pritet të vazhdojë deri të martën, në zonat e kontrolluara nga Rusia në Kherson, Luhansk, Zaporizhia dhe Donetsk.
Në qendrat e votimit qytetarët hyjnë për të votuar në kuti transparente, ndërsa jashtë qëndrojnë roje të armatosura.
Ukrainasit kanë pohuar se u është thënë se nëse refuzojnë të votojnë familjet e tyre do të vriten.
Kryetari i bashkisë së Luhanskut Sergey Haidai në një postim në Telegram tha se forcat ruse po i detyrojnë banorët të votojnë dhe gjithashtu theksoi se atyre u ndalohet të largohen nga rajoni gjatë periudhës së referendumit, midis 23 dhe 27 shtatorit.