Shiste drogë me rrogë në administratë, si ra në pranga Klaudio Malaj, nënpunësi i UKT-së

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata e Tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Klaudio Malaj dhe ka caktuar masën e arrestit me burg për veprat penale prodhim dhe shitje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Burimet jo zyrtare bëjnë më dije se Malaj është shofer i një insitucioni të rëndësishëm pranë bashkisë së Tiranës, ku i arrestuari ka qenë i emëruar edhe tek ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime.

Ndalimi i tij ndodhi më datën 18 shtator rreth mesantës gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivët e Repartit “Shqiponja” në rrugën “Kokonozi” në Tiranë.

Sipas burimeve të sigurta në makinën e Malajt janë gjetur 35 doza kokianë që ishin gati për shitje.

Këto doza janë gjetur në një kuti syzesh dhe një kuti cigaresh. Përvec dozave të kokainës Malaj i janë gjetur 3 armë zjarri pistolete dhe municion luftarak ne banesë.

Po ashtu Prokuroria ka ushtruar kontroll në banesën e Klaudio Malajt ku gjatë kontrollit, në salon në një dollap u gjet një çantë e zezë sportive brenda së cilës u gjet kokainë, një peshore elektronike.

Në dhomën e gjumit të Malajt, në komodinën ngjitur me krevatin, u gjetën në një kuti metalike ku brenda sajë ndodhej një armë zjarri pistoletë pa karikator të vendosur dhe pa fishek në fole, nje armë zjarri pistoletë model “Zastava” me mulli, pa fishek në fole, një armë zjarri me pistoletë e vogël me ngjyrë gri.

Kjo foto është nga momenti që policia i ka gjetur kokainën dhe armët pa leje, ku gjatë ndalimit të tij ai është mundur t’i shmaget kontrollit duke treguar këtë steme të bashkisë së Tiranës, ku ka treguar se punon pranë këtij institucioni.

Burimet thanë se ka dyshime të forta që këtë aktivitet Klaudio Malaj nuk e kryente i vetëm prandaj hetusit kanë disa persona nën vëzhgim të cilët punojnë pranë institucioneve të rëndëshishëm. /oranews

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *