JiL.al - Jeto i Lumtur

Prag tragjedie në Itali, avioni ulet në parkingun e një supermarketi, godet 3 makina

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një incident që mund të kishte përfunduar në tragjedi në Bolzano.

Një avion bëri ulje emergjente në parkingun e një supermarketi në zonën industriale.

Pasojat mund të kishin qenë të rënda, duke pasur parasysh praninë e dyqaneve të shumta në zonë, të mbushura me njerëz.

Ultralight me dy ulëse u ngrit nga një fushë ajrore në San Genesio mbi Bolzano, ndërsa ulja u bë rreth orës 14:30  në një distancë të shkurtër nga aeroporti i Tirolit Jugor, ku ishte drejtuar avioni.

Sipas rrëfimeve të disa dëshmitarëve, avioni goditi me krah çatinë e një ndërtese dhe më pas u ul në rrugën hyrëse në zonën e parkimit të supermarketit në via Buozzi, ku goditi një makinë të parkuar dhe dy makina në lëvizje.

Në krye të avionit ishte një 23-vjeçar nga Tiroli i Jugut, i cili tani do të thirret të shpjegojë dinamikën e ngjarjeve dhe të japë arsyet pse iu desh të bënte uljen emergjente. Menjëherë pas aksidentit, ekipet e shpëtimit dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes, së bashku me zjarrfikësit e Bolzanos.

Scroll to Top