Deisi Arapi tregon 10 emra me të cilët ka konflikte, policia nis shoqërimet dhe marrjen në pyetje

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Deizi Arapi, 27-vjeçarja e cila u pyet në polici për djegien e mjetit të saj, ka dyshime për më shumë se 1 person.

Gjatë pyetjes nga grupi hetimor, 27-vjeçarja ka përmendur 10 emra, për të cilët dyshon se mund të kenë ndërmarrë aktin e djegies së makinës së saj përpara banesës. Policia ka nisur hetimet në disa pista, teksa ende vijon marrja në pyetje e personave që janë përmendur nga e reja.

Deri më tani, raportohet se janë kryer disa shoqërime në polici.

E reja, e cila njihet nga policia pas shoqërimit një muaj më parë për prishje të qetësisë publike, hodhi dyshimet publikisht për ish-kryebashkiakun e Devollit, Bledion Nallbatin.

Ajo u shpreh se me deputetin e Partisë Demokratike ka pasur konflikte në të shkuarën pasi i largoi nënën nga puna. Mirëpo, nga ana tjetër, Nallbanti ka mohuar akuzat duke paralajmëruar se do të ngrejë padi ndaj 27-vjeçares.

Për herë të dytë! Digjet makina e Deizi Arapit në Devoll, 27-vjeçarja: Kam konflikt me deputetin e PD Kjo nuk është hera e parë që Arapit i digjet mjeti. Në vitin 2018, disa persona ende të paidentifikuar i vunë zjarrin mjetit të saj tip ‘Smart’.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *