Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Disa ore pas ngjarjes se ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem, ka reaguar sërish vajza nga Bilishti të cilës i dogjën automjetin gjatë mbrëmjes së kaluar në derën e banesës së saj.
Kjo është ngjarje e përsëritur pasi edhe pak vite më parë Deizi Arapit i është djegur një tjetër automjet.
Më herët e reja foli për mediat ndërsa akuzonte ish-kryebashkiakun e Bilishtit, Ledion Nallbati me të cilin kishte patur një konflikt të hershëm.
Megjithatë Deizi ka reaguar sërish përmes Instagramit.
Së bashku me foton e automjetit të djegur Deizi shkruan “Juve ju rritet inati, mua po më rritet keshi”.
Duket se ky është një reagim për personat me të cilët e reja ka konflikte të hapura.