Klodiana Lala flet me emra: Kush janë 4 bosat e krimit që janë nxjerr në pritë nga femrat

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

E ftuar në Euronews Albania, gazetarja Klodiana Lala ka rënditur disa nga rastet ku bosët e krimit para se të ekzekutoheshin apo të rrëmbeheshin ose kanë komunikuar me femra ose kanë qenë në shoqërinë e tyre.

“Mund të jetë nxjerrë në pritë Ervis Martinaj nga një femër në proces verifikimi. Kush është femra? Unë jam në vitin tim të 19 të punës, të gjitha rastet ku janë vrarë apo rrëmbyer bosë të krimit, prapa tyre ka pasur gjithmonë një femër.

Ervis Martinaj ishte nën shoqërinë e një femre të njohur para se të zhdukej. Redjan Rraja që akuzohet për atentatin tek mbi-kalimi i Shkozetit ndodhej natën para krimit me një femër të njohur.

Hekuran Billa para se të vritej kishte komunikuar më të dashurën e tij. Lulzim Berisha dikur u arrestua nën shoqërinë e një vajze”, u shpreh Lala.

Ajo nënvizoi më tej se janë dy lloj kategorish që bosët e krimit mbajnë pranë vetes.

“Nga njëra anë janë femrat besnike, që dinë gjithçka për ta, por nuk flasin, bëjnë burgun, mund të pranojnë edhe të vriten. Femrat e dyta, janë ato që i konsiderojnë si eskorta”, theksoi Lala

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *