JiL.al - Jeto i Lumtur

EMRAT/ Të dehur dhe pa leje qarkullimi, policia pranga dy personave në Korçë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale:

“Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve Feridon Likaj dhe Bilken Malelli.

Likaj 53 vjeç, banues në Pogradec, u vu në pranga pasi u kap në rrugën Qafë Plloçë-Pogradec, pranë fshatit Buçimas.

Likaj po drejtonte pa leje një motoçikletë tip “Suzuki”, pa targa dhe pa dokumentacionin përkatës.

Malelli, 29 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, pasi u kap në aksin Korçë-Dishnicë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top