Përmbytet nënkalimi në Golem, qytetarët i bëjnë thirrje bashkisë të pastrojë tubacionet

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pas të ftohit polar që mbërtheu Shqipërinë gjatë javës së fundit, moti të dielën ka bërë një kthesë të madhe.

Pothuajse i gjithë vendi ynë po përballet me reshje të shumta shiu dhe stuhi të cilat kanë përmbytur disa zona, izoluar banorët e nxjerrë lumenjtë nga shtretërit e tyre.

Nënkalomi i Golemit është përmbytur pas reshjeve të shiut që ranë ditën e sotme. Qytetarët kërkojnë që bashkia e Golemit të pastrojë e rregullojë sa më parë tubacionet rrugët janë bërë të pakalueshme.

Edhe në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si automjetet kanë vështirësi në kalimin e rrugës e cila është kthyer në një lum ku mund të kalohet vetëm me varka.

Apeli i qytetarëve:

Pershendetje JOQ Albania, shifeni pak hyrjen e ures ne Golem/Kavaj postojeni nsq doni. do i pastrojn/rregullojn tubacionet kto qe jan ne pushtet apo skan koh..

BURIMI https://joq-albania.com/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *