Rama tregon çfarë po e shtyn inaugurimin e xhamisë së Tiranës

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kryeministri Edi Rama deklaroi për mediat se nuk ka asnjë lidhje me shtyrjen e inaugurimit të xhamisë së Tiranës.

Për mediat  ai tha se xhamia është një donacion i Dianetit turk për komunitetin mysliman shqiptar dhe i takon Dianetit turk të vendosë kur mbarojnë punimet dhe kur inagurojnë xhaminë

Rama: Qeveria nuk inauguron xhami, xhamitë janë vepra që janë në funksion të komuniteteve.

Xhamia e Tiranës është një donacion i Dianetit turk për komunitetin mysliman shqiptar dhe i takon Dianetit turk të vendosë kur mbarojnë punimet dhe kur inagurojnë xhaminë. Nuk i takon qeverisë as të shtyjë inaugurimin as ta afrojë inaugurimin.

Nuk ka përralla këtu. Kurrë më parë Shqipëria në të gjitha pozicionet dhe forumet ndërkombëtare nuk e ka pasur dinjitetin që ka sot.

Nëse nuk doni ta shikoni mos e shikoni por është dinjiteti i Shqipërisë.

Mua dhe qeverinë nuk e dikton për asgjë askush. Jemi këtu për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve përballë kujdo dhe në krah të kujdo.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *