JiL.al - Jeto i Lumtur

EMRI/ Po shkonte në një vendngjarje, aksidentohet efektivi i policisë pranë tunelit të Kërrabës, çohet me urgjencë drejt Traumës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë- Elbasan pranë tunelit të  Kërrabës, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie.

Bëhet me dije se bëhet fjalë për efektivin Ferdindand Bahja, i cili ishte duke shkuar në një tjetër vendngjarje, kur është aksidentuar vetë.

Kur efektivët sapo kishin mbërritur në vendngjarje, një tjetër makinë që po kalonte në autostradë, merr përpara mjetin ku ndodhej edhe polici Bahja.

Moti i keq dhe stuhia mendohet se kanë qenë arsyet e përplasjes.

Efektivi është dërguar menjëherë drejtë Traumës dhe mësohet se gjendja e tij është e rëndë. /balkanweb

BURIMI https://lajmifundit.al/category/aktualitet

Scroll to Top